Ministri austriak i shëndetësisë, Rudolf Anschober, ka thënë se faza e parë e lehtësimit të masave kufizuese para tri javësh, gjatë së cilës u rihapën mijëra dyqane, nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të infektimeve me Covid-19.
“Tash mund t’i vlerësojmë dhe t’i analizojmë efektet e vendimit të 14 prillit dhe ditëve të mëpastajshme shumë mirë dhe ato tregojnë se e kemi menaxhuar në mënyrë të shkëlqyeshme fazën e parë të rihapjes”, tha ministri Anschober.
“Nuk kemi shenja të rrijes së ndjeshme në zona të caktuara. Situata është shumë e qëndrueshme dhe kjo është vërtet një situatë shumë e mirë”, shtoi a.
Vendi alpin kishte reaguar herët me marrjen e masave kundër përhapjes së pandemisë, duke i mbyllur shkollat, restorantet, baret, teatrot dhe dyqanet me produkte joelementare para shtatë javësh.
Këto masa ndikuan që rritja ditore e rasteve të mbetej nën shifrën prej 1 për qind dhe numri i viktimave të ishte relativisht i ulët. Deri më tani, në Austri janë shënuar vetëm 606 të vdekur nga koronavirusi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
E nxitur nga shifrat premtuese, Austria më 14 prill u bë një ndër shtetet e para evropiane që e nisi lehtësimin e masave kufizuese, duke i hapur dyqanet që janë më të vogla se 400 metra katrorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.