Vijojnë tensionet dhe provokimet mes Turqisë dhe Greqisë.
Ministria e jashtme në Athinë, në një deklaratë për mediat, dënon dhunimin e flamurit grek në Kastelorizo, ditën e djeshme, nga nacionalistët turq , duke vënë në dukje se veprime si ai rrisin perspektivat e de-përshkallëzimit të tensioneve.
Ministria i bën thirrje Ankarasë që të çojë para drejtësisë përgjegjësit.
“Veprime të tilla të papranueshme kanë për qëllim të rrisin perspektivat e përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve. Ne presim që autoritetet turke të dënojnë dhe hetojnë menjëherë incidentin, në mënyrë që ata që janë përgjegjës të mund të dalin para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.
Të shtunën në mëngjes, një ekip i Inxhinierëve nacionalistë turq në Kastelorizo kishin vizatur mbi shkëmbinj flamurin grek dhe kishin hedhur mbi të bojë të kuqe.
Flamuri grek ishte vizatuar në shkëmbinjtë, mbi portin e ishullit në një zonë që të shihet edhe nga ana e Turqisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.