Abu Dabi do të përjashtojë nga pothuajse çdo hapësirë publike personat që nuk pranojnë të vaksinohen kundër pandemisë së COVID-19.
Vendimi do të hyjë në fuqi nga 20 gushti, kur vende si qendrat tregtare, restorantet, palestrat shkollat, resortet dhe pothuajse çdo dyqan nuk mund të pranojë persona pa certifikatën e vaksinimit. Përjashtohen nga kjo listë vetëm aktivitete jetike si supermarketet dhe farmacitë, ku gjithsesi do të merren masa të rrepta sigurie dhe distancimi për këto persona.
Në kryeqytetin e Emirateve Arabe, rreth 93% të popullsisë në moshë madhore është i vaksinuar, në pjesën më të madhe me vaksinën kineze të Sinopharm, që prodhohen në vend pas një marrëveshje me kompaninë farmaceutike kineze. Ende nuk dihet nëse vendimi i rreptë do të përfshijë edhe turistët, që për momentin mungojnë sepse vendi arab cilësohet nga vendet perëndimore ende i pasigurt.
Në Emiratet janë injektuar më shumëse 15 milionë doza, në një popullsi që nuk kalon 10 milionë banorët. Zyrtarisht janë regjistruar 1807 viktima nga pandemia në vendin arab, dhe më shumë se 631 mijë të infektuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.