Parlamenti i Suedisë rrëzoi të hënën Qeverinë e kryeministrit Stefan Lofven përmes votës së mosbesimit.Nga 349 ligjvënësit, 181 votuan në favor të mocionit, ndërsa 51 abstenuan.
Është hera e parë në historinë suedeze që një kryeministër rrëzohet në një votim të tillë.
Lofven, udhëheqës i Social-Demokratëve, ka një javë kohë për të dhënë dorëheqje ose për të thirrur zgjedhjet e parakohshme.
Nëse vendos për zgjedhje të parakohshme, ato do të ishin të parat në Suedi që nga viti 1958.
Nëse vendos të japë dorëheqje, kryetari i Parlamentit duhet të nisë negociatat ndërpartiake për formimin e një qeverie të re.Lofven u mposht pas gati shtatë vjetësh në pushtet, për shkak të një plani për të lehtësuar kontrollet e qirasë për apartamentet e reja.
Votimi për mocionin e mosbesimit u thirr nga Demokratët, pasi Partia e Majtë e tërhoqi mbështetjen për Social-Demokratët e Lofvenit, për reformimin e kontrollit të qirasë.
Lofven e ka siguruar mandatin e dytë si kryeministër në vitin 2018, pas disa muajsh negociata, por që atëherë ka udhëhequr një Qeveri të brishtë të pakicës.
Qeveria është përbërë nga Social-Demokratët e tij dhe Të Gjelbrit, është mbështetur nga Partia e Qendrës dhe Liberalët, por ka pasur nevojë edhe për mbështetjen e heshtur të Partisë së Majtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.