×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA fut Rusinë në ‘listën e zezë’ të tolerancës fetare

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 19:21

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar Rusinë në listën e zezë të vendeve që shkelin lirinë e besimeve fetare.

    Vendimi është bërë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken gjatë një deklarate ku tha se në listë janë Kina bashkë me 8 vende të tjera.

    Në arsyetimin e vendimit të DASH thuhet se këto vende janë përfshirë në shkelje të vazhdueshme të lirisë së besimit fetar.

    Nigeria, e cila ishte në listë vitin e kaluar ku Blinken pritet të zhvillojë një vizitë këtë javë, është hequr.

    Në listë gjithashtu janë Burma, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Pakistani, Arabia Saudite, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

    Algjeria, Komoros, Kuba dhe Nikaragua janë vendosur në listën e vendeve në vëzhgim.

    “SHBA nuk do të heq dorë nga mbrojtja e lirisë së besimit në #do vend. Në shumë vende, shohim qeveri që dhunojnë, arrestojnë, kërcënojnë dhe vrasin individë thjesht se kërkojnë të jetojnë jetën sipas besimit të tyre”, tha Blinken.

    Sekretari Amerikan i Shtetit nisi të mërkurën një vizitë tre ditore në Afrikë dhe paralajmëroi për rritjen e kërcënimit ndaj demokracinë në këtë kontinent. Vizita e tij nis në Kenia duke përfshirë dhe Senegalin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!