×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA i dhuron Afganistanit tre milionë vaksina

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 12:04

    Shtëpia e Bardhë njoftoi se do t’i dhurojë Afganistanit tre milionë doza të vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit.


    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se dozat do të dërgohen javën e ardhshme, së bashku me oksigjen dhe furnizime të tjera.

    Njoftimi u bë pak kohë përpara se presidenti amerikan, Joe Biden, të presë sot në Uashington udhëheqësit e Afganistanit, me të cilët pritet të diskutojë për tërheqjen e trupave të huaja nga ky vend.

    Tre milionë dozat janë pjesë e një kontingjenti prej 55 milionë sosh, që Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar këtë javë se do t’i dhurojnë në vende të ndryshme të botës.

    Nga vendet e Ballkanit do të përfitojnë Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

    Koronavirusi ka prekur mbi 180 milionë njerëz në të gjithë botën.

    Prej tyre, 3.9 milionë kanë vdekur.

    Në të gjithë botën, deri më tash, janë dhënë mbi 2.7 miliardë vaksina./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!