SHBA ka miratuar një shitje masive të armatimit Izraelit të hënën që vjen derisa ky shtet po përballet me terrorin nga organizatat Hamas dhe Xhihadi Islamik të Palestinës me bazë në Rripin e Gazës për më shumë se një javë.
Shitja, për të cilën Kongresi Amerikan ishte bërë e ditur disa ditë më parë do të fokusohet që Izraeli të furnizohet me predha precize dhe municion special nga Shtetet e Bashkuara, njofton azeta amerikane “The Washington Post”.
Administrata e Biden ka nisur të shtyjë që luftimet mes Izraelit dhe terroristëve të palestinezë në Gaza të ndalen, pasi që Izraeli ka shtrënguar rrethin dhe ka nisur të shkaktoj dëm të madh ndaj terroristëve që kanë nisur mbi 3100 raketa ndaj Izraelit.
Sekretari i Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, ka shkruar sot se ka nisma të përbashkëta që të ndalet dhuna.
“Bisedova sot me ministrin e jashtëm të Egjiptit Shoukry rreth dhunës që po vazhdon në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza. Të gjitha palët duhet të ç tensionohen – dhuna duhet ndalur menjëherë.”
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë në një intervistë të dielën “ne po përpiqemi që të degradojmë aftësitë terroriste të Hamas dhe të degradojmë vullnetin e tyre për ta bërë këtë përsëri. Kështu që kjo do të merr pak kohë. Shpresoj se jo, por nuk do të jetë e menjëhershme”.