×
  • Lajme
  • Botë

    Shembet një ndërtesë në Florida, vdesin pesë persona dhe zhdukën mbi 150 të tjerë

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 8:24

    Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga shembaj e pjesshme e një ndërtese në Miami, Florida. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimin, më shumë se 150 banorë të ndërtesës rezultojnë të humbur.


    “Prioriteti ynë kryesor mbetet kërkimi dhe shpëtimi si dhe gjetja gjallë e sa më shumë njerëzve që të mundemi,” u shpreh kryebashkiakia Levine Cava said.

    Nga operacionet e kërkimit u zbuluan disa trupa, kurse tre viktima të tjera u identifikuan dhe anëtarët e familjes së tyre u njoftuan, tha ajo.

    Ndërkohë, nga një raport i 2018-ës i publikuar së fundmi tregon se një inxhinier atë kohë ka gjetur prova të një dëmtimi të madh strukturor nën kuvertën e pishinës dhe “përkeqësim të betonit” në parkingun nëntokësor të godinës 12-katëshe.

    Kjo e fundit u shemb papritmas të enjten ndërkohë që shumica e banorëve ishin në gjumë. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!