GREQI – Biznesmeni Yannis Markou u godit me thikë të paktën 15 herë në orët e para të së premtes, 28 tetor në Varybompi dhe po lufton në spital për të qëndruar gjallë.
Skena e egër u zhvillua në orën 4:30 të mëngjesit para një mense në Varibombi. Dy të rinj, 19 dhe 26 vjeç , nisën të debatonin për radhën me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur.
Papritur, 26-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur 15 herë. Më pas kanë ikur.
Policia e Kifisisë arrestoi 19-vjeçarin, ndërsa 26-vjeçari është në kërkim. I arrestuari akuzohet për bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa 26-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë.
Biznesmeni Giannis Markou është i njohur në rrjetet sociale dhe ka pasur një lidhje në të kaluarën me modelen Julia Novën. Ai ndodhet në terapi intensive, tashmë ka bërë tre operacione dhe sipas informacioneve, një nga plagët me thikë e ka kapur në arterien femorale./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.