×
  • Lajme
  • Botë

    Shkak për koronavirusin, Kina përgatitet të ndalojë konsumin e qenve dhe maceve

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 15:52

    Kina ishte vendi ku lindi dhe më pas u përhap sëmundja e koronavirusit.


    Sëmundja dyshohet se lindi për shkak të konsumit të mishit të kafshëve.

    Pasojat duket se kanë qenë të mëdha për shtetin kinez aq sa duket se ka shkuar drejt një vendimi të rëndësishëm, ndalimin përfundimtar të tregtimit të mishit të qenëve dhe maceve.

    Ky është lajmi që raportojnë mediat e huaja, të cilat thonë se ky vendim po mendohet seriozisht. Në Shenzhen, një nga metropolet me 12 milion njerëz, po kërkon që të cilësohet i jashtëligjshëm konsumi i qenve dhe maceve.

    Ndërsa pjesa tjetër e vendit ka vendosur të ndalojë tregtinë e specieve të egra si lakuriqët dhe gjarpërinjtë, për të cilët shkencëtarët dyshojnë se çuan në shpërthimin e koronavirusit.

    Rregulloret e propozuara nga qeveria e qytetit rendisin nëntë lloje misho të autorizuar për konsum, duke përfshirë mishine e derrit, pulës, viçit dhe lepurit, si dhe peshkun dhe produktet e detit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!