×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 11 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Florida, 150 të zhdukur

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 8:30

    Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën edhe dy trupa të tjerë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Florida, duke e çuar në 11 numrin zyrtar të të vdekurve, ndërsa 150 persona ende janë në listën e të zhdukurve, katër ditë pas fatkeqësisë.


    Reshjet e shiut i penguan përpjekjet e autoriteteve për të gjetur më shumë trupa nën rrënojat e ndërtesës që dikur kishte 12 kate e 156 njësi banimi. Kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe në historinë e ShBA-së sa i përket shembjes së paqëllimtë të një strukture.

    Ende asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës që ndodhej në qytezën Surfside, afër Miamit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Në përpjekjet për nxjerrjen e trupave po marrin pjesë edhe ekspertë nga Izraeli e Meksika, të cilët po përdorin vinça, qen të trajnuar e skanerë me rreze infra të kuqe për të gjetur ndonjë shenjë jete nën rrënoja, ndonëse shpresa po venitet me kalimin e kohës.

    Shkaktari i shembjes së ndërtesës është ende duke u hetuar, por autoritetet po përqendrohen te disa vërejtje në strukturë, të cilat ishin identifikuar në një raport të inxhinierëve më 2008.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!