×
  • Lajme
  • Botë

    Shkon në 5,650 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 13:35

    Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Iran njoftoi se 76 persona kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në 5,650 numrin e përgjithshëm të viktimave.


    Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në republikën islamike ka shkuar në 89,328 persona, prej të cilëve 3,096 ndodhen në gjendje kritike, tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Kianush Jahanpur.

    Ndërkohë zëvendësministri iranian i shëndetësisë, Iraj Harirchi, tha se shkalla ditore e vdekjeve nga koronavirusi ka rënë për rreth 70 për qind në krahasim me ditën kur ishte arritur kulmi, ndërsa numri i pacientëve nëpër spitale është përgjysmuar, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Ndryshe, Irani është vendi më i prekur nga Covid-19 në Lindjen e Mesme. Ai është përballur me vështirësi financiare dhe i ka kërkuar 5 miliardë euro hua emergjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ta luftuar pandeminë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!