×
  • Lajme
  • Botë

    Shqiptari kapet në Britani duke kultivuar kanabis

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 23:05

    Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia britanike pasi është kapur duke kultivuar kanabis.


    Beshir Mustafa i cili jetonte ilegalisht, pa adresë fikse, pranoi prodhimin e kanabisit që në 4 tetor të vitit të kaluar.

    Gjithashtu policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë të cilët kultivonin 130 bimë kanabis. Atyre iu gjetën pajisje dhe para të thata në banesën e tyre.

    Ndërsa vetë shqiptari punonte si kopshtar duke u kujdesur për kultivimin dhe rritje e tyre. Ai ka pranuar para gjykatës se ka punuar si kopshtar për bimët e kanabisit për tre ditë. Ndërsa policia i gjeti vetëm 35 paund në xhep, transmeton fjala.al.

    Gjykatësi Mark Bury tha para gjykatës se “ai duhet të jetë pak i kujdesshëm. Ai ka punuar vetëm si kopshtar. Ai duhet të sistemohet në një punë në Kew.”

    Mustafa ishte kapur edhe më parë për kultivim kanabisi duke u mbajtur në paraburgim, ndërsa këtë radhë u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Kurorës në Birmingham, por vitet e dënimit iu ulën për shkak të periudhës së paraburgimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!