×
  • Lajme
  • Botë

    Shtohet presioni ndaj Boris Johnson për të shkarkuar ministrin e Shëndetësisë të cilit iu publikuan video intime me sekretaren

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 13:57

    Reagime të ashpra në mediat dhe opinionin publik britanik ka nxitur vendimi i kryeministrit Boris Johnson që të pranojë kërkesën e faljes të Sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock dhe të mos e shkarkojë, pasi “The Sun” publikoi një video ku ai shfaqej në momente intime me ndihmësen e tij brenda ambjenteve të dikasterit që ai drejton.


    Hancock është shprehur i penduar për lidhjen jashtë-martesore dhe ka kërkuar falje për zhgënjimin që ka krijaur me veprimin e tij.

    Partia Laburiste e ka konsideruar pozicionin e tij “të pamundur për t’u mbrojtur” dhe ka deklaruar se nuk do të rreshtë derisa ai të pushohet, në rast se nuk ka dinjitetin minimal për t’u dorëhequr.

    Një burim konfidencial pranë Johnson ka thënë për të përditshmen “The Telegraph” se Johnson ndodhet nën presion të madh dhe po pret zhvillimet për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me shkarkimin ose jo të Hancock. Ky vendim vështirësohet edhe nga fakti se Boris dhe Matt kanë qenë miq që prej viteve kur të dy studionin në Universitetin e Oksfordit dhe kanë luftuar së bashku shumë beteja politike, veçanërisht përgjatë vitit të fundit ku Hancock si Sekretar i Shëndetësisë kishte shumë detyre delikate në raport me publikun.

    “Hipokrizia e tij nuk mund të përshkruhet me fjalë”- shkruhet në faqen e parë të “The Telegraph”, teksa edhe mediat tradicionalisht pranë partisë Konservatore po shtojnë thirrjet për largimin e Hancock dhe duket se do e ketë të vështirë të rikthehet në normalitet dhe në axhendën normale të punëve të tij. Sekretari Hancock ka anuluar ditën e djeshme dhe sot disa evente me elektoratin dhe nuk ka shkuar në zyrë nga dera e përparme ku e pret një numër i madh gazetarësh “të etur” për një koment nga “njeriu i momentit”.

    Nga ana tjetër, vetë Johnson është vërtetuar se kishte dy lidhje jashtë-martesore me kolege gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e kryetarit të Bashkisë së Londrës dhe do të konsiderohej njeri me dy standarte në rast se do të ndëshkonte kolegun për një veprim që është vërtetuar që ai e ka bërë në mënyrë të përsëritur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!