Shtetet e Pensilvanisë, Michiganit dhe Wisconsinit janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Dhe për këtë rregullisht po organizohen sondazhe në baza javore. Një të fundit e ka bërë gazeta më e madhe amerikane, The New York Times në bashkëpunim me Siena College.
Sipas tyre, kandidatja demokrate, Harris kryeson kundër republikanit Trump në tri këto shtete.
Sondazhet u kryen midis 5 dhe 9 gushtit, në javën kur Harrisi emëroi Tim Walzin, guvernatorin e Minnesotas, si kandidatin për zëvendëspresident.
Zëvendespresidentja aktuale është mbi ish-presidentin Trump me katër pikë në Wisconsin, Pensilvani dhe Michigan, sipas këtyre sondazheve. /Reporteri.net/