×
  • Lajme
  • Botë

    Statistika alarmante të vdekjeve nga ndotja e ajrit për çdo vit

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 18:08

    1 në 6 vdekje u shkaktuan nga ndotja në vitin 2019, më shumë se bilanci vjetor i viktimave të luftës, malarias, HIV-it, tuberkulozit, drogave apo alkoolit.

    Një studim i ri i publikuar nga “Lancet Commission”, zbuloi se 9 milionë njerëz vdesin si pasojë e ndotjes çdo vit, treçereku i të cilëve për shkak të ajrit të dëmshëm. Sipas shkencëtarëve, vdekjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe kimikatet toksike janë rritur me 66% përgjatë dy dekadave të fundit, nxitur nga urbanizimi i pafre, rritja e popullsisë dhe varësia ndaj karburanteve fosile.

    “Ndikimi i ndotjes në shëndet mbetet tejet i madh dhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme mbajnë barrën kryesore. Pavarësisht ndikimit të pamasë shëndetësor, social dhe ekonomik, parandalimi i ndotjes anashkalohet gjerësisht në agjendat ndërkombëtare”, shprehet Richard Fuller, autor i studimit.

    Pas ndotjes së ajrit, ndotja e ujit është kërcënimi i dytë më fatal përgjegjës për 1,36 milionë vdekje të parakohshme në vitin 2019. Më pas, vijnë ndotja me plumb dhe rreziqet toksike profesionale.

    Më shumë se 90% e vdekjeve kanë ndodhur në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat nuk janë në gjendje ta kthejnë ndotjen në prioritet, të tilla si India dhe Nigeria./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!