×
  • Lajme
  • Botë

    Strehonte një emigrant të jashtëligjshëm, arrestohet gazetarja holandeze në Greqi

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 18:56

    Një gazetare holandeze e cila prej disa kohësh është e dërguar në Greqi për të mbuluar krizën e refugjatëve që mbërrijnë me mijëra në ditë në brigjet e Mesdheut në kërkim të një jetë më të mirë në perëndim, është arrestuar dhe rrezikon deri në një vit burg.


    Shkak për vënien në pranga ka qenë zbulimi se gazetarja Ingeborg Beugel, 61 vjeç po strehonte në shtëpinë e saj në ishullin Hidra një refugjat nga Afganistani i cili kishte hyrë në territorin grek në mënyrë ilegale. Mediat greke raportojnë se prokurori do kërkojë dënim maksimal, një vit burg dhe gjobë 5 mijë euro.

    Pas arrestimit, Beugel ka akuzuar banorët e fshatit se kanë sinjalizuar policinë: “Disa banorë të ishullit të inatosuri raportuan në Polici se unë strehoj një të jashtëligjshëm. Ata më kapën si të isha ndonjë terroriste e rrezikshme dhe nuk më lanë as të shkoj të marr ilaçet dhe deodorantin tim”, thotë Beugel e cila mohon akuzat se strehon një ilegal: “Nuk po e fshihja. Kam prova që kam marrë përsipër ta ndihmoj me avokatët për marrjen e azilit dhe po i paguaj kurset e greqishtes, statusi i tij nuk është i përcaktuar”- ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!