×
  • Lajme
  • Botë

    Studimi italian: Vaksinimi me të dyja dozat mbron 100% nga infektimi me Covid-19

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 15:34

    Të dhënat e reja nga Instituti i Shëndetësisë italiane tregojnë se vaksinat kundër koronavirusit sigurojnë mbrojtje kundër rasteve të rënda dhe praktikisht eliminojnë rrezikun e vdekjes.


    Më konkretisht, ky hulumtim përfshin të dhëna nga data 21 qershor deri më 4 korrik. Sipas të dhënave të institutit, pas marrjes së dy dozave, ne jemi të mbrojtur deri në 80% nga infeksioni dhe 100% nga simptomat më të rënda, pavarësisht moshës.

    “Këto të dhëna, të cilat konfirmojnë një numër studimesh të mëparshme ndërkombëtare, tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e simptomave më të rënda të sëmundjes – por pas marrjes së dy dozave dhe gjithashtu janë efektive në parandalimin e infeksionit , “tha Silvio Bruzafero, kreu i Institutit të Italian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!