×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm i armatosur në një kompani në Amerikë, 5 të vdekur

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 8:14

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment kur e gjithë vëmendja është drejt koronavirusit.


    Një sulm me armë ka ndodhur në Milwaukee, Wisconsin, shkruajnë mediat amerikane.

    Një persona i armatosur ka hapur zjarr në kampusin e Molson Coors Brewing Company. Pas ndërhyrjes së policisë u vra edhe atentatori, ndërsa nuk dihen akoma motivet e sulmit. Derisa mbeten të vrarë 5 persona.

    Të shtënat ndodhën në orët e para të pasdites. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe presidenti Donald Trump ku në një konferencë shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe e konsideroi këtë një ngjarje të tmerrshme.

    Kujtojmë që Molson Coors Brewing Company zotëron markat e birrës Coors dhe Miller.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!