Policia australiane njoftoi se së paku katër persona janë qëlluar për vdekje nga një sulmues i armatosur në Darwin të Australisë veriore.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në një motel të periferisë së qytetit dhe qëlloi me armë zjarri në disa dhoma të tij para se të largohej.
Policia u përgjigj rreth orës 18 sipas kohës lokale dhe e arrestoi sulmuesin e dyshuar një orë më vonë.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se sulmi nuk është i lidhur me motive terroriste.
Reports an active shooter in Darwin CBD with up to 20 shots fired and people injured … confusing scenes with tree on fire and roads blocked. pic.twitter.com/4WY2hVE2b3
— Stephanie Zillman (@Steph_Zillman) June 4, 2019
Policia tha se besojnë që sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe se autoritetet nuk janë duke kërkuar të dyshuar të tjerë.
Sulmet masive kanë ndodhur rrallë në Australi që nga ndryshimi i ligjit për armëmbajtje në vitin 1996, pas sulmit masiv në Tazmani, ku ishin vrarë 35 persona.
Australia e përjetoi incidentin më të rëndë të sulmit masiv në 20 vjetët e fundit vitin e kaluar, kur shtatë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në një aksion të vrasjes dhe vetëvrasjes, shkruan “BBC”,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.