Sulmi me shigjeta dhe harqe në Norvegji, i cili la pesë persona të vdekur, duket se ishte një akt terrori, tha shërbimi i sigurisë i Norvegjisë (PST). Megjithatë motivi ende nuk është përcaktuar.
I dyshuari, një shtetas danez 37-vjeç i identifikuar si Espen Andersen Brathen, ishte konvertuar në Islam dhe është radikalizuar.
Ai akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg. Në një deklaratë për shtyp të enjten, policia tha se Brathen do të dalë në gjykatë të premten në 09:00 me kohën lokale.
Një avokat policie i tha transmetuesit publik NRK se do të vlerësohej nga psikiatër. Banorët janë tronditur thellë nga ngjarja.
Flamujt u ulën në gjysmë shtizë të enjten ndërsa në sheshin kryesor të Kongsberg u vendosën lule, përcjell abcnews.al.
Viktimat ishin të gjithë të moshës 50-70 vjeç, u tha shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud para gazetarëve në një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.