×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmuesi i veshur si ninxha plagos me shpatë dy police franceze

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 19:34

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një burrë i veshur si ninxha,sot sulmoi dhe plagosi me shpatë dy police në Cherbourg të Francës veriperëndimore, para se të qëllohej dhe të kapej nga policia, tha një zëdhënëse e forcave të rendit atje, shkruan Reuters.

    Ajo shtoi se nuk kishte shenja të menjëhershme që sulmi ishte i lidhur me terrorizëm.

    Po ashtu ajo tha se sulmuesi e kishte vjedhur një veturë dhe kishte shkaktuar aksident, pas së cilit ai sulmoi dy police të cilat ishin thirrur në vendin e ngjarjes, duke e lënduar njërën në fytyrë dhe tjetrën në mjekër.

    Sulmuesi, i veshur me të zeza në stilin e luftëtarëve tradicionalë japonezë, ninxha – u qëllua tre herë nga policët dhe u dërgua në spital me helikopter në gjendje të rëndë.

    Sulmi ndodhi rreth orës 15:45 pranë një karburanti të supermarketeve Leclerc.

    Emri dhe kombësia e sulmuesit nuk u bënë të ditur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!