×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Telefonata me Trump, Zelensky: Besojmë se me SHBA paqja e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit

    Reporteri
    19 Mars 2025 | 19:06

    Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje nga biseda e tij telefonike me Donald Trump, e cila zgjati rreth 1 orë.

    Ai e ka përshkruar bisedën me Presidentin e SHBA-ve si pozitive, të sinqertë dhe shumë thelbësore.

    “Ne ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund të luftës dhe paqe të qëndrueshme,” tha ai.

    “Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, mund të arrihet paqja e qëndrueshme këtë vit”, shtoi Zelensky.

    Biseda e Trump me Zelenskyn vjen nëj ditë pasi presidenti i SHBA zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!