×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmet i fortë me magnitudë 5.7 godet Greqinë

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 8:13

    Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka tronditur gjatë natës Greqinë.


    Mediet fqinje raportojnë se lëkundja e fortë është regjistruar në jugperëndim të qytetit të Nisyros, në Dokekanez.

    Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar (EMSC) njoton se tërmeti ka qenë me një thellësi të vogël prej rreth 2 kilometrash. Mediet greke kanë kontaktuar me autoritetet e ishullit, të cilët kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

    Lëkundja është regjistruar në orën 01:14 të mesnatës, ndërsa disa minuta më vonë është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me një epiqendër 24 km në jugperëndim të Tilos dhe një thellësi prej 10 km.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!