Një tërmet me madhësi 5.7 ka goditur rajonin kufitar Turqi-Iran, tërmet ky që preku rreth 43 fshatra të Turqisë.


Nga ky tërmet kanë mbetur të paktën shtatë njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën në provincën Van të Turqisë pas një tërmeti të dielën herët, tha ministri i brendshëm i vendit.

Tre prej të vrarëve ishin fëmijë, sipas Suleyman Soylu, duke shtuar se rreth 1.066 ndërtesa janë shembur.

Reklamë

Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë në vazhdim.

Ndërsa, zyrtarët iranianë thanë që ekipet e urgjencës janë dërguar në zonat e prekura.

Mirëpo, një zyrtar lokal tha se mund të ketë të ketë viktima dhe dëme,” njoftoi televizioni shtetëror i Iranit.

Reklamë

Reporteri.net