×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi në Itali: Një i ri hapi një gropë në plazh, rëra i ra sipër dhe e mbyti

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 8:50

    Një tragjedi ndodhi në plazhin pnë qytetin italian Montalto di Castro, kur një djalë 17-vjeçar vdiq. Sipas informacioneve të mediave atje, djali nga Roma po hapte një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë me vëllezërit e tij më të vegjël. Pasi vëllezërit u larguan, ai mbeti vetëm në gropë. Në një moment, rëra u shemb mbi të dhe e mbuloi plotësisht, shkruan Corriere della sera .

    Babai ishte nën një çadër, jo shumë larg fëmijëve, në kohën e aksidentit. Kur vuri re se djali i tij mungonte, filloi ta kërkonte. Të rinjtë treguan me gisht vendin ku vëllai i tyre ishte parë për herë të fundit dhe pushuesit e tjerë filluan menjëherë të gërmonin në rërë. Fatkeqësisht, gjithçka ishte e kotë, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

    Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejt, por nuk pati asnjë shpëtim.

    Sipas informacionit zyrtar të policisë, zjarrfikësit, policia dhe karabinierët mbërritën shpejt në vendin e aksidentit, si dhe u thirr edhe helikopteri i ambulancës dhe shpëtimit. Mjekët mundën vetëm të konstatonin vdekjen e të riut. Nuk dihet nëse kishte ndonjë roje bregdetare në kohën e aksidentit në atë plazh, i cili nuk është i organizuar dhe nuk ka mbikëqyrje zyrtare.

    Karabinierët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!