Tre emigrantë kanë vdekur në Francën jugperëndimore pasi u goditën nga një tren ndërsa ishin shtrirë në binarë, tha një zëdhënëse e policisë të martën.
Ajo tha se katër emigrantë kishin qenë në shinat e trenit rreth orës 5 të mëngjesit, kur u goditën nga një tren që udhëtonte për në Bordeaux, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Online Reporteri.net
Tre vdiqën menjëherë, ndërsa një tjetër u plagos rëndë, tha ajo, duke shtuar se nuk ishte e qartë pse ata ishin shtrirë në binarë.
Dy nga emigrantët kishin kombësi algjeriane, teksa kombësitë e të tjerëve nuk dihen. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.