Trondit deklarata e 22-vjeçares greke, e cila ka përshkruar momentet e tmerrit, kur një 56-vjeçar shqiptar e ka përdhunuar në plazhin e Chalkidhikis në Greqi.
Në një rrëfim ekskluziv për televizionin Mega Tv, e reja ka rrëfyer me detaje përdhunimin nga burri me origjinë shqiptare.
“Isha shtrirë më shezlong për të marrë rreze dielli, kur në një moment ktheva fytyrën, ndjeva se dikush më sulmoi. Më kapi nga koka dhe më goditi. Më pas nuk mbaj mend asgjë. Mund të mos kisha dalë e gjallë nga e gjithë kjo gjë që më ndodhi . Uroj që asnjë grua tjetër mos të jetë kurrë në vendin tim”, ka thënë 22-vjeçarja.
Mësohet se 22-vjeçarja ka identifikuar 56-vjeçarin shqiptar i cili është dënuar me burg.
Nga ana e tij 56-vjeçari ka mohuar akuzat, ndërsa ka kërkuar ti nënshtrohet testit të ADN-së për të vërtetuar se nuk ka gisht në përdhunimin e të resë greke.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.