Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot një lagje të Athinës në Greqi. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një banesë 6 katëshe në rrugën Avenue Syggrou.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, që u deshën disa orë të vihet në kontroll.
Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që sipas dëshmitarëve është dëgjuar edhe në periferitë jugore, si Kalamaki, ashtu edhe në zona të qendrës së Athinës.
https://www.youtube.com/watch?v=SU17xtctnaA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.