×
  • Lajme
  • Botë / E fundit

    Trump arrin në sallën e Kongresit ku do të betohet si Presidenti i 47’të i ShBA’së, pritet me duartrokitje

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 17:43

    Presidenti Donald Trump ka arritur në sallën e Kongresit, ku do të betohet si Presidenti i 47’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.net.

    Para tij arritën Nënpresidenti JD Vance, që do të betohet poashtu sot, presidenti në largim, Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris. Në ceremoni po marrin pjesë edhe ish-presidentët Bill Clinton, George Bush e Barack Obama.

    Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, pasi mandatin e parë presidencial e ka shërbyer nga viti 2017 deri më 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!