×
  • Lajme
  • Botë

    Trump bisedon me Boris Johnson: Duhet bashkëpunim për të luftuar koronavirusin

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 19:24

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson zhvilluan një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme.


    Ata biseduan për bashkëpunimin mes ShBA-së dhe Britanisë për adresimin e impaktit të koronavirusit në ekonomi.

    Të dy liderët kanë rënë dakort për bashkëpunim edhe mes vendeve të G7.

    Zyra e kryeministrit britanik thotë se dy liderët politikë ranë dakort edhe për marrëveshje të reja tregtare, detajet e së cilave do të bëhen publike në ditët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!