×
  • Lajme
  • Botë

    Trump del hapur kundër Faucit, shpërfill këshillat e tij

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 18:12

    Vetëm një ditë pasi mjeku virologu i Task Forcës kundër Covid-19, Anthony Fauci, ndezi zhgënjimin midis konservatorëve të spikatur për nxitjen e një qasje të kujdesshme për heqjen e kufizimeve dhe rihapjen e shkollave në mes të pandemisë së koronavirusit, kritikët e tij gjetën mbështetje nga presidenti Trump.


    Në një qortim publik ndaj Faucit, Trump kritikoi qëndrimin e Faucit dhe mbështeti me gjithë zemër rikthimin e studentëve në shkollë, të paktën në dy raste të veçuara, në një takim të Shtëpisë së Bardhë dhe në një intervistë për “Fox Business”.

    “Jam befasuar nga përgjigjja e tij, në të vërtetë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Për mua, nuk është një përgjigje e pranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkollat”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!