×
  • Lajme
  • Botë / Inaugurimi

    Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Biden e mirëpret: Mirë se vini në shtëpi

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 16:18

    Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden mirëpritën presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.

    “Mirë se vini në shtëpi”, i tha Biden Trumpit.

    Ata pritet ta mbajnë një takim të shkurtër privat, raporton CNN.

    Tradicionalisht, presidenti në largim shoqëron më pas presidentin e zgjedhur në Kapitol për ceremoninë e betimit.

    Më pas, presidenti në largim dhe zonja e parë zakonisht largohen nga Kapitoli pa ceremoni të hollësishme dhe largohen nga qyteti më vonë gjatë ditës.

    Pas largimit të Biden, Trump pritet të mblidhet me stafin dhe anëtarët e Kongresit në dhomën e Presidentit pranë dhomës së Senatit. Aty do t’i bëjë nominimet dhe do t’i nënshkruajë urdhrat e tij të parë ekzekutiv si president.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!