×
  • Lajme
  • Botë

    Trump nderon me medalje qenin Conan që mori pjesë në aksionin për vrasjen e Al-Baghdadit

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 23:24

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka nderuar me medalje qenin Conan, i cili mori pjesë në operacionin e forcave amerikane që rezultoi me vrasjen e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi.


    “Ky është Conan. Ai është ndoshta qeni më i famshëm në botë tani, “tha Trump, duke prezantuar Conan para përfaqësuesve të mediave në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

    Conan, qen i racës belge, u plagos lehtë në operacionin ushtarak në veri-perëndim të Sirisë në tetor.

    Që atëherë Conan është rikuperuar dhe është rikthyer në detyrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!