Shtetet e Bashkuara kanë aprovuar përdorimin e një kombinimi të dy ilaçeve, të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar se përdorimi i tyre së bashku jep efekt në shkurtimin e kohës së virusit në trupin e pacientëve të cilët infektohen nga Covid-19.
Një studim i ri ka gjetur se hidoroksiti i klorokuinit, që është një ilaç i famshëm kundër malarias e që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” , në kombinim me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmundjes së shkaktuar nga virusi Covid-19, transmeton Reporteri.net.
E gjatë ditës së sotme presidenti amerikan ka thënë se këto dy medikamente të kombinuara së bashku mund të jenë ndryshuesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë. Ai ka thënë se FDA, institucioni që licencon barnat në SHBA po bën gjithçka për të punuar në këtë drejtim.
“HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të kombinuara së bashku, kanë shanse reale të jenë një nga ndryshuesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë. FDA po lëviz malet në këtë drejtim- Faleminderit!”, ka shkruar Trump ndër të tjera. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.