×
  • Lajme
  • Botë

    Trump: SHBA ka përfunduar një armë bërthamore që nuk është parë kurrë nga njerëzimi

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 11:52

    Pas pohimit se kishte njohuri për rrezikshmërinë e COVID-19 që nga muaji shkurt, një tjetër pjesë e intervistës së Donald Trump me gazetarin Bob Woodward, që do të botohet në librin e këtij të fundit, Rage, po shkakton polemika, por edhe një frikë të një përshkallëzimi bërthamor.


    Në një pjesë të intervistës, duke folur për marrëdhëniet me Korenë e Veriut, Trump flet për një armë sekrete bërthamore, e padëgjuar nga njerëzimi dhe nga vendet e tjera, që SHBA ka përfunduar.

    “Kemi ndërtuar një armë bërthamore që asnjë nuk ka pasur më parë, që Putin dhe Xi nuk e kanë dëgjuar më parë, është e pabesueshme, fundi i botës”.

    Mund të ishte një nga fjalitë e ekzagjeruara të presidentit amerikan, por në fakt sipas vetë Woodward, burime anonime nga Pentagoni e kanë konfirmuar lajmin, edhe pse të shqetësuara nga zbulimi publik i presidentit.

    Mediat amerikane, gjithmonë të vëmendshme për sa i përket projekteve të Pentagonit, po tentojnë të kuptojnë si mund t’i ketë kaluar poshtë syve një armë e tillë, e pa deklaruar dhe me sa duket e pa financuar, të paktën zyrtarisht.

    Disa flasin për bombën bërthamore taktike W76-2, me fuqi të reduktuar por që është tashmë pjesë e arsenalit të disa nëndetëseve amerikane. Por një armë e tillë nuk do të meritonte fjalët dhe egon e presidentit amerikan.

    Spekulime të tjera thonë se arma nuk ka kaluar poshtë syve të analistëve ushtarakë, por sipër.

    Me muaj të tërë është folur për misionet e anijes kozmike X-37, misioni i së cilës në hapësirë nuk është sqaruar kurrë.

    Të jetë ideja e vjetër e Lutës së Ftohtë, që parashikonte armatimin e sateliteve me raketa bërthamore?

    Një hipotezë e frikshme për ekuilibrat botërore, por që tonet e paprecedentë nuk mund ta shmangin totalisht/Dita.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!