×
  • Lajme
  • Botë

    Turpërohet Ministri i Drejtësisë së Belgjikës, nuk di të vendosë maskën

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 10:42

    Teksa bota po lufton me pandeminë Covid-19, është rekomanduar mbajtja e maskave si një nga masat për tu ruajtur nga ky virus.


    Gjatë një vizite në një fabrikë ku prodhohen maska për fytyrën, Ministri i Drejtësisë i Belgjikës Koen Geens, pati një moment të sikletshëm teksa përpiqej të vendoste maskën në fytyrën e tij.

    Ai fillimisht e vuri maskën në kokën e tij, pastaj te sytë dhe në fund e hoqi fare.

    Pamjet u bënë virale dhe u shpërndanë gjerësisht në internet.

    Deri më tani në Belgjikë janë shënuar 7,844 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 49,906 të infektuar sipas Worldometers.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!