×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia dërgon nesër kërkesën për ndryshim të emrit në OKB, ky do të jetë emri i ri

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 19:27

    Turqia edhe zyrtarisht po kërkon nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, ta ndryshojnë emrin e këtij vendi në “Türkiye”, ka njoftuar ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

    Ankaraja do t’i dërgojë nesër zyrtarisht të gjithë akterëve ndërkombëtarë- e pritet që ndryshimi të bëhet zyrtar gjatë javës së ardhshme, ka shtuar shefi i diplomacisë turke.

    Kombet e Bashkuara janë të gatshme për ndryshimin, kurse Ankaraja dëshiron ta ndryshojë versionin anglez nga “Turkey” në “Türkiye”.

    Kjo lëvizje e ribrendimit ka pasuar pas dekretit që në dhjetor e nënshkroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që në gjuhën angleze, franceze e gjermane, të kalojë në “Türkiye”, pasi ky emër përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!