×
  • Lajme
  • Botë

    U godit për vdekje me thikë nga një i ri, lule dhe flamujt në gjysmë shtizë për deputetin britanik

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 18:35

    Një deputet konservator është vrarë pasditen e së premtes në Britaninë e Madhe. Në kishën ku ndodhi ngjarja në Essex policia e ka rrethuar zonën me kordon ndërsa njerëzit kanë nisur që të vendosin lule në ambientet jashtë në kujtim të David Amess.


    Pas ngjarjes së rëndë kanë reaguar edhe ministrat e kabinetit të qeverisë në Britaninë e Madhe ndërsa në Dowing Street flamurët janë ulur në gjysmë shtizë. Ish-kryeministrja e vendit Theresa May e ka përshkruar vdekjen e deputetit si një ditë tragjike për demokracinë.

    Sir David, baba i pesë fëmijëve ka hyrë në Parlamentin britanik në vitin 1983 si deputet për Basildon, përpara se të bëhej deputet i Southend West në 1997.

    Kujtojmë se deputeti 69-vjeçar ndërroi jetë pasi u godit disa here me thikë ditën e sotme nga një i ri që është vënë më pas në pranga. Mjekët u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë deputetit i cili qëndronte i shtrirë në dyshemenë e kishës për më shumë se një orë por ai nuk mundi të mbijetonte.

    Vdekja e Sir David u konfirmua nga mjekët rreth orës 15.00. Amess, deputet veteran që ka votuar kudër martesa gay dhe abortimit, u pa teksa qeshte dhe u fliste njerëzve në shkallët e kishës përpara se të qëllohej për vdekje me thikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!