×
  • Lajme
  • Botë

    U përpoq të kalonte sekrete mbi nëndetëset bërthamore, arrestohet inxhinieri në SHBA

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 7:39

    Një inxhinier bërthamor dhe gruaja e tij u arrestuan dhe u akuzuan se janë përpjekur vazhdimisht për të kaluar sekrete në lidhje me nëndetëset bërthamore amerikane në një vend të huaj, por që vendi nuk përcaktuar.

    Lajmi bëhet i ditur nga Washington Post, citojnë mediat italiane, sipas të cilave, bëhet fjalë për Jonathan Toebbe dhe gruan e tij Diana.

    Plani i spiunazhit u zbulua nga FBI, agjentët e të cilit më pas kaluan si spiunë nga ai vend, duke krijuar një kurth për çiftin, i cili la informacionin në një paketë me një kartë digjitale, të mbështjellë me plastikë, të fshehur mes dy fetave bukë në një gjysmë sanduiç me gjalpë kikiriku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!