Ursula von der Leyen mori mbështetjen e Parlamentit Evropian për një mandat tjetër në krye të Komisionit Evropian.
Kryetarja e organit ekzekutiv të BE-së mori 401 vota në raundin e parë të votimit të fshehtë në seancën plenare të mbledhjes së re të parlamentit në Strasburg.
Asaj i nevojiteshin 360 vota nga 719 deputetë që aktivizuan mandatin. Parlamenti Evropian do të ketë 720 deputetë në mbledhjen e 10-të.
Në rrugën drejt një mandati të ri pesëvjeçar, Von der Leyen e kaloi me sukses hapin e parë në fund të qershorit kur mori mbështetjen e Këshillit Evropian dhe asaj iu desh të fitonte vetëm një shumicë absolute të përfaqësuesve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.