Më shumë se 130 vatra zjarri janë shkaktuar nga goditja e rrufesë në Kanada. Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgonte avionë ushtarakë për të ndihmuar punëtorët e urgjencës që po luftonin për të kontrolluar zjarret në Kolumbinë Britanike.
Lytton, ndërkohë ka regjistruar të martën temperaturën më të lartë prej 49.6 C . Zjarri – rreth 260 km (160 milje) në veri-lindje të Vancouver detyroi 250 banorë të largoheshin të mërkurën në mbrëmje.
“Brenda rreth 15 minutash i gjithë qyteti u përfshi nga flakët,” tha kryebashkiaku Jan Polderman për BBC. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.
Të premten, Shërbimi Zjarrfikës i Kolumbisë Britanike tha se 136 zjarre ishin aktive në të gjithë provincën pas rreth 12,000 goditjeve të rrufeve një ditë më parë. Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë Harjit Sajjan tha se qeveria do të siguronte ndihmë, duke përfshirë avionë ushtarakë dhe personel, për të ndihmuar në mbajtjen në kontroll të zjarreve.
Zjarret kanë detyruar mbylljen e rrugëve kryesore.
“Këto zjarre tregojnë se ne jemi në fazat më të hershme të asaj që premton të jetë një verë e gjatë dhe sfiduese,” tha zyrtarët.
719 viktima kanë humbur jetën si pasojë e nxehtësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.