Koreja e Veriut ka festuar 76-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste që është në pushtet dhe mban emrin Partia e Punëtorëve.
Kjo ditë e veçantë për vendin e izoluar është festuar me këngë e valle dhe më fishekzjarre.
Banorët e shtetit komunist, janë parë teksa vendosnin lule para statujave të theleuesit të kombit Kim Il Sung dhe ish-liderit Kim Jong II.
Në imazhet e shpërndara nga mediat shtetërore, lideri koreano-verior Kim Jong Un, shfaqet teksa u drejtohet disa zyrtarëve me veshje të errëta në një dhomë ku nuk respektoheshin masat anti-Covid.
Vlen të përmendet këtu, se zyrtarisht vendi nuk ka raportuar asnjë rast me COVID, ndërsa autoritetet kanë dyshime në lidhje me vërtetësinë e këtij bilanci, pasi dyshojnë se autoritetet atje fshehin të dhënat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.