×
  • Lajme
  • Botë

    Varianti Delta i COVID-19 arrin edhe në Serbi

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 18:17

    Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi të enjten se ka konfirmuar dy raste me variantin Delta të koronavirusit.


    Të dy pacientët janë në gjendje stabile, thuhet në njoftim.

    Po ashtu bëhet e ditur se ata kanë qëndruar jashtë shtetit dhe se nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi, është më ngjitës.

    Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia më 28 qershor dhe pastaj Kosova më 29 qershor.

    Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian deri në fund të gushtit.

    Simptoma të këtij varianti janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda./ REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!