Varianti Delta përbën 83% të rasteve në SHBA, sipas të dhënave zyrtare.
“Kjo është një rritje dramatike, nga 50% në javën e parë të korrikut,” tha Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC).
Walensky gjithashtu tha se numri i viktimave për shkak të Covid ishte rritur me rreth 48% gjatë javës së kaluar në një mesatare prej 239 në ditë.
“Çdo humbje jete është tragjike dhe madje edhe më e trishtë kur e dimë se shumica e këtyre viktimave mund të parandalohen me një vaksinë ,” tha ajo.
SHBA ka regjistruar 35,082,093 raste dhe 625,401 që nga fillimi i pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.