Ilustruesi dhe regjisori i “Tomit dhe Xherrit”, GeneDeitch ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare.
Illustruesi tues i çmimit Oscar vdiq të enjten natën në banesën e tij në Pragë.
Botuesi i tij çek, Petr Himmel, i tha Associated Press se ai vdiq papritur.
Gene, emri i plotë i të cilit ishte Eugene Merrill Deitch, drejtoi 13 episode të lmit të animuar për fëmijë të dashur për të gjithë “Tomi dhe Xherri” dhe disa të tjera nga seriali “Popeye”.
Gene punoi si një dizenjues hartash për Aviacionin Amerikan përpara se të hynte në ushtri. Pasi u shkarkua për shkaqe mjekësore, ilustruesi më pas u vendos në Pragë nga viti 1959.
Filmi i tij Munro toi çmimin e Akademisë Oscar për lmin më të mirë të shkurtër të animuar në 1960.
Ai u nominua gjithashtu për të njëjtin çmim dy herë në vitin 1964, me lmat “Jam Nudnik” dhe “Si Të Shmangësh një Miqësi”.
Më parë, ai kishte krijuar serialin “Tom i Tmerrshmi”, ndërsa me “Pema Familjare e Sidney”, ku ishte bashkëprodhues, u nominua për një çmim Akademie në 1958.
Gjatë karrierës së tij, Gene punoi si drejtor krijues në Terrytoons, nën “20’th Century Fox”, ku ai krijoi karaktere si Elefanti Sidney, Lapsi Gaston, Clint Clobber dhe Tompsoni i Tmerrshëm.
Ai vazhdoi të punojë me “Rembrandt Films” përgjatë viteve 1960 për të prodhuar një numër karikaturash të “Popeye”, si dhe një duzinë të “Tomi dhe Xherrit” për “Metro-Goldwyn-Mayer”.
Gene ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, që të tre karikaturistë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.