×
  • Lajme
  • Botë

    Vendos Serbia, nuk ka sanksione ndaj Rusisë pavarësisht kërkesës nga BE-ja

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 15:57
    Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin

    Mediumi serb, nova.rs ka shkruar se në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurisë së Serbisë është vendosur që mos të sanksionet shtetit rus pas pushtimit të Ukrainës.

    Siç mëson nova.rs, nuk ka lëvizje prej vendimit të mëparshëm, i cili ishte marrë muaj më parë.

    Atëkohë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se nuk do t’i vendosin sanksione shtetit rus ashtu siç kërkon Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Nikola Selakoviq pretendon se katër shtete ia kanë komunikuar përmes notës verbale se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj duke përfshirë emrat e shteteve për të cilat pretendon ai.

    Kjo nuk është hera e parë që Serbia bënë njoftime të tilla duke tentuar të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Ndryshe, dje edhe zyrtarisht Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!