Liderët evropianë kanë nisur të mblidhen në Pragë, para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Në një video të publikuar në mediat sociale, fokusi është vënë tek presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili shihet “i vetmuar” teksa udhëheqësit tjerët të vendeve prezente shihen duke diskutuar me njëri tjetrin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pak më tutje Vuçiqit shihet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe në një kënd tjetër presidenti turk Erdogan duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit.
Mediat në Serbi kanë raportuar se në takimin e sotëm të parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do t’i kërkohet llogari pse nuk është bashkërenduar në sanksionet ndaj Federatës Ruse.
Ai është paralajmëruar se do të ketë një takim edhe me kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.