×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky: Ne do të mbrojmë njerëzit në rajonet e pushtuara

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 12:14

    Ukraina do të mbrojë qytetarët në rajonet e pushtuara nga Rusia ndërsa Moska i afrohet aneksimit të tyre, ka thënë presidenti, Volodymyr Zelensky, shkruan BBC, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne do të veprojmë për të mbrojtur popullin tonë: si në rajonin Kherson, në rajonin Zaporizhzhia, në Donbas, në zonat e pushtuara aktualisht të rajonit të Kharkiv dhe në Krime”, tha ai në një video të postuar në Telegram.

    “Kjo farsë në territorin e pushtuar nuk mund të quhet as imitim i referendumeve”, tha ai.

    Ka shqetësime se aneksimi i katër territoreve mund të çojë në një përkeqësim të situatës, pasi Moska ka kërcënuar se do të përdorë më shumë armë vdekjeprurëse nëse zonat shënjestrohen në të ardhmen.

    “Ukraina nuk do të jetë në gjendje të negociojë me Rusinë pas të ashtuquajturave referendume”, tha Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.

    Zelensky tha se “nuk ka asgjë për të folur” me presidentin rus Vladimir Putin.

    “Para syve të gjithë botës, Rusia po kryen një farsë të hapur të quajtur “referendum” në territorin e okupuar të Ukrainës”, tha ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!