Presidenti ukrainas, Volomdymyr Zelensky, tha se situata përreth qytetit lindor të Pokrovskit tani është “shumë e vështirë”.
Ky qytet strategjik gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.
Rusia së fundi ka bërë përparim drejt Pokrovskit dhe vazhdimisht njofton se merr nën kontroll fshatrat në afërsi të këtij qyteti.
“Pokrovski dhe zonat e tjera në rajonin e Donjeckut janë shumë të vëshira: përpjekjet kyçe ruse dhe numri më i madh i forcave janë përqendruar atje”, tha Zelensky më 28 gusht, duke iu referuar informacioneve që i ka paraqitur shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës po ashtu tha se “situata më e rënduar është në sektorin e Pokrovskit”.
Në njoftimin e lëshuar mbrëmjen e 28 gushtit u tha se “luftime të ashpra” po zhvillohen në një sërë fshatrash afër qytetit të Pokrovskit.
Për shkak të avancimit të forcave ruse, shumë banorë të Pokrovskit, janë evakuuar nga ky qytet strategjik./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.